Payday loans uk

e-Society

U mbajt Konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk 2012

e-society-8-naslovna

Përfundoi konferenca e tetë me radhë ndërkombëtare е-Shoqëri.Mk me temë "Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndjamë dijen!". Konferenca u fokusua te resurset e hapura arsimore dhe qasja e hapur, si dhe parakushtet institucionale për zhvillimin e tyre në vendet e rajonit.

 

Në konferencë morën pjesë rreth 250 pjesëmarrës nga vendi dhe bota, me ç'rast në ditën e parë u regjistruan 231 pjesëmarrës, ndërsa në ditën e dytë 172. Struktura e pjesëmarrësve përbëhej nga përfaqësues të sektorit të arsimit, si nga shkollat fillore dhe ato të mesme, ashtu edhe nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet përkatëse qeveritare, sektori qytetar dhe ai afarist.

 

Konferenca zgjati dy ditë pune, në kuadër të të cilave u diksutua për 8 tema të ndryshme në sesione të ndryshme, me theks të veçantë te resurset e hapura arsimore, mundësitë që janë në dispozicion dhe kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e tyre, kapacitetet për zbatimin e qasjes së hapur në arsimin e lartë në Maqedoni dhe në vendet e rajonit, si dhe për rolin e sektorit qytetar dhe afarist në mundësitë për përditimin e njogurive nëpërmjet arsimit joformal. Gjatë këtyre dy ditëve, prezantime patën gjithsej 36 folës nga Maqedonia, Polonia, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina dhe Amerika, dhe pas prezantimeve dhe fjalimeve të tyre u zhvillua diskutim interaktiv me publikun.

 

Më tepër informata, si dhe prezantimet e folësve, janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të konferencës. Në ndërkohë, një pjesë të atmosferës së konferencës mund ta përjetoni nëpërmjet fotografive nga dita e parë dhe e dytë që janë vendosur në Facebook dhe në Flickr, video-inçizimeve (dita 1, dita 2), si dhe nga porositë që dërgoheshin drejtpërdrejtë nëpërmjet Twitter-it.