Politika për privatësi |
Politika për privatësi
Fondacioni Metamorfozis është i përkushtuar në mbrojtjen e privatësisë dhe në integritetin e të dhënave personale me të cilat bie në kontakt gjatë punës së tij. Në këtë dokument për politikë të zbatuar të privatësisë (privacy policy) janë shënuar llojet e të dhënave personale të cilat i pranojmë dhe i mbledhim gjatë shfrytëzimit të ueb-faqes e-Society.Mk (www.e-society.org.mk), si dhe disa nga hapat të cilat i ndërmarrim për mbrojtjen e tyre.
Dispozitat kryesore
Shfrytëzimi i biskotave (cookies)
Ueb-faqja e Metamorfozis shfrytëzon biskota (cookies) në këto raste:
Regjistrat e aktiviteteve të serverëve (Server logs)
Për secilën ueb-faqe të Fondacionit Metamorfozis, provajderi për ueb-hostim mban regjistra të aktiviteteve të serverëve (server logs), ku shkruhet adresa IP, shfletuesi, sistemi operativ, data dhe koha e qasjes, refereri (ueb-faqja e vizituar më parë) skedari i marrë nga ueb-faqja, për secilin operacion të tillë. Këta regjistra trajtohen në përputhje me dispozitat kryesore, ose me politikën individuale për privatësi të provajderit, i cili është i obliguar të veprojë në kuadër të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe Ligjit për komunikime elektronike të RM-së.
Numëruesi ekstern i vizitave
Për transparencë të shtuar dhe për analiza krahasuese, ueb-faqja e-Society.Mk shfrytëzon dy numërues ekstern të vizitave: Sajt miter (Site Meter). Numëruesi ekstern ka qasje te këto të dhëna: adresa IP, shfletuesi, sistemi operativ, data dhe koha e qasjes, refereri (ueb-faqja e vizituar më parë) dhe ueb-faqet e vizituara nga faqja në të cilën është futur kodi i numëruesve.
Posta elektronike (e-maili)
Të dhënat të cilat vizitorët i dërgojnë në mënyrë vullnetare nëpërmjet postës elektronike (e-mailit) dhe formularit për kontakt, konsiderohen fshehtësi zyrtare dhe ruhen në përputhje me dispozitat kryesore si dhe me rregullat dhe ligjet për punë arkivore. Këtu bëjnë pjesë edhe adresa e tyre e e-mailit, emri, mbiemri, adresa postale, telefoni.
|