Payday loans uk

e-Society

U mbajt Konferenca e gjashtë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk 2010
E enjte, 02 Dhetor 2010 15:03

e-society2010-wide

Përfundoi Konferenca e gjashtë me rradhë e-Shoqëri.Mk me temë "e-Qeveri për efikasitet dhe transparencë më të madhe". Konferenca u fokusua në rolin e sistemeve për e-qeveri për rritje të efikasitetit dhe transparences së administratës publike.

 

Në konferencë morrën pjesë rreth 200 pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë, përfaqësues të organeve relevante qeveritare, si dhe përfaqësues të sektorit qytetar dhe atij afarist. Prezantime patën 16 përfaqësues të vendit dhe 3 të huaj në kuadër të 3 sesioneve punuese, me ç'rast pas secilit sesion vijonte diskutim aktiv.

 

Pas sesioneve vijoi tryeza e rrumbullakët me temë "Bashkëpunimi multisektorial çelës për implementim të suksesshëm të e-Qeverisë". Pas diskutimit dyorësh në tryezën e rrumbullakët të cilën e mbylli drejtori i fondacionit Metamorfozis, z. Bardhyl Jashari, konferenca zyrtarisht përfundoi.

 

Më shumë informata, si dhe prezantimet, së bashku me video-prezantimet e prezantuesve gjenden këtu. Një pjesë nga atmosfera e konferencës mund të shihni nëpërmjet të fotografive të vendosura në Flickr, si dhe nga mesazhet e shumta që dërgoheshin për së gjalli nëpërmjet Twitter-it.