Payday loans uk

e-Society

U mbajt Konferenca e shtatë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk 2011
E mërkurë, 30 Nandor 2011 17:22

e-Society11Përfundoi konferenca e shtatë me radhë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk me temë "TKI dhe mjedisi jetësor: Tregimi për mbeturinat". Konferenca siguroi hapësirë për t'i mbledhur përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave që punojnë në zhvillimin e shoqërisë informatike dhe ndikimin e saj mbi mjedisin jetësor, më konkretisht në zgjidhjet ekologjike të TI-së dhe e-mbeturinat (mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike).


 

Në konferencë morën pjesë rreth 200 pjesëmarrës nga vendi dhe bota, përfaqësues të institucioneve relevante qeveritare, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe atij afarist. Prezantime patën 12 përfaqësues nga vendi dhe 5 nga bota, në kuadër të 4 sesioneve të punës, me ç'rast, pas çdo sesioni pati diskutim aktiv.

 

Në ditën e dytë të konferencës u organizuan dy punëtori paralele me temë: "Zyra e gjelbër" dhe "Ripërdorimi kreativ i e-mbeturinave".

 

e-Society 2011

Në punëtorinë për zyrën "e gjelbër", vizitorët kishin mundësi të dëgjojnë për atë se si mund t'i optimizojnë proceset e përditshme në mjedisin e tyre afarist, me qëllim që të kenë ndikim minimal mbi mjedisin jetësor.

 

Nga ana tjetër, në punëtorinë për ripërdorim kreativ të e-mbeturinave, pjesëmarrësit kishin mundësi që vetë të krijojnë sende të reja prej pasjisjeve elektronike që nuk funksionojnë.

 

Më tepër informata, si dhe prezantimet e folësve, janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të konferencës. Në ndërkohë, një pjesë të atmosferës nga konferenca mund ta përjetoni nëpërmjet fotografive të vendosura në Flickr, si dhe pоrosive që dërgoheshin masovikisht, për së gjalli, nëpërmjet Twitter-it.